Nicole Kidman do adoptojë një tjetër fëmijë nga India

19 Dhjetor 2016 - 10:53      

Aktorja hollivudiane Nicole Kidman do të adoptojë një tjetër fëmijë, që këtë herë është nga India.

Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj Keith Urban, Sunday Rose dhe Faith Margaret, por sipas revistës “Woman’s Day” ata po kërkojnë të adopotojnë një tjetër fëmijë.

Revista thotë që shumë shpejt aktorja dhe këngëtari do të mirëpresin një djalë të vogël nga India, pak a shumë si në filmin e fundit të Nicole, “Lion”.

“Nicole është duke folur rreth kësaj teme. Por në mënyrë private u ka thënë miqve se ajo dhe Keith kanë nisur procedurat”, shkruan revista por një përfaqësues i Keith ka thënë për Daily Mail Australia se lajmi nuk është i vërtetë, transmeton tch.

Një vëllai për Sunday dhe Faith? Çifti, të dy 49-vjeçar, kanë dy vajzat biologjike. Gjithçka pritet të vërtetohet me kohën. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...