Këngët që u akuzuan për plagjiat më 2016 [video]

17 Dhjetor 2016 - 21:22      

Dy projektet muzikore që u bënë hite të kësaj vere, kënga e dyshes së labelit BabaStars “Ajo”, si dhe “Cocaina” e reperit Mozzik që është realizuar nga producentët Zapp&Chriss, u tha të jenë të kopjuara.

“Ajo” që këtë herë u këndua nga Ghetto Geasy dhe Majk, ka dalë të jetë shumë e ngjashme në melodi me këngën “Bella” të reperit francez, Maitre Gims, ndërsa “Cocaina” u bë e ditur se ka ngjashmëri me këngën e reperit S Loud “Lightskin”.

Në filtrin e akuzave u gjet edhe reperi Ledri Vula, ku u tha se ai kopjoi hit këngën e tij “Kings”, të cilën e lansoi në prill të këtij viti.

Ledri u raportua se këtë këngë ai e ka “huazuar” nga një këngëtar jo shumë i njohur në skenën muzikore, Tropikaz.

Kënga “Messi” e realizuar nga reperi anglez Dappy, kishte inspiruar reperët Ledri Vula, Lumi B, Gjiko dhe Skerdi, të cilët në fund të shtatorit, në formë të “remixit”, sollën këngën e tyre të përbashkët me titull të njëjtë.

Kjo këngë inspirim u bë edhe për reperin Capital T dhe dy anëtarët tjerë të “BabaStars”, Cozman dhe Skivi, të cilët me melodinë e kësaj kënge realizuan projektin e tyre të titulluar “Maradona”.

Këtë vit u raportua se Blero dhe këngëtarja Genta Ismajli ishin ata që “vodhën” nga krijimtaria muzikore botërore.

Projekti muzikor të cilin Blero e realizoi në bashkëpunim me Uki Latifin nuk është origjinale dhe ka ngjashmëri më atë të këngëtarit britanik me emrin Zack Knigh, ndërsa “bomba” e estradës Genta, thuhet se ka kopjuar në detaje këngën të cilën e lansoi në tetor “Squat baby” nga Supa Squad.

Në arenën muzikore botërore nuk janë vetëm këngëtarët shqiptarë të cilët si pasojë e globalizmit kopjojnë këngë nga artistë të ndryshëm, por janë edhe këtë të fundit të cilët inspirohen dhe huazojnë këngë nga estrada shqiptare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...