Rita Ora harron muzikën [video]

17 Dhjetor 2016 - 22:55      

Rita Ora filloi rrugëtimin e saj të ri si prezantuese e emisionit “America’s Next Top Model”.

Ajo dhe anëtarët e jurisë do të jenë në kërkim të yllit të ardhshëm të industrisë së modës në Amerikë, transmeton emisioni Express në KTV. Prezantimi i saj nuk kishte se si të mos krahasohej me prezantuesen e mëparshme të këtij formati, modelen legjendare Tyra Banks.

Rita Ora krahas përkrahësve të saj, duhet të ketë kuptuar se ka edhe shumë të tjerë që nuk e pëlqejnë. Pas shfaqjes në shoun e modës ajo u kritikua për faktin se asnjëherë s’ka qenë në pasarelë. Po ashtu në “Twitter” u shkrua për 26 vjeçen se disa prej konkurrenteve më shumë mundësi nuk e njohin fare se kush është. Në anën tjetër, paraqitja e Rita Orës në “America’s Next Top Model” është konsideruar si një mënyrë e mirë për t’u bërë e njohur në Amerikë. Amerikanët atë e njohin nga roli i vogël në filmin “Fifty Shades of Grey” si dhe nga bashkëpunimi me Iggy Azzalea në këngën “Black Widow”, apo edhe me Chris Brown, në këngën “Body on me”.

“Përshëndetje, unë jam Rita Ora. Jam aktore, këngëtare dhe disenjatore, veçanërisht për markën Adidas”. Ishte ky prezantimi i këngëtares në një nga reklamat për këtë markë dhe jo vetëm. Kur flasim për angazhimet e këtij viti të këngëtares me origjinë nga Kosova, del të jetë më shumë e fokusuar në botën e modës, dhe jo atë të muzikës, ku me këtë të fundit edhe nisi karrierën e saj artistike.

Intervista në emisione të ndryshme, imazh i shumë markave të njohura botërore, pjesë e revistave prestigjioze dhe anëtare e spektakleve të ndryshme.

Më 20 qershor, pothuajse menjëherë pas largimit nga Roc Nation ajo lidhi kontratën muzikore me Atlantic Records UK, të cilët përfaqësojnë emra të tillë si Bruno Mars, Birdy, 21 Pilots, Panic At The Disco, Missy Elliot, Action Bronson, Ed Sheeran, etj. Pas kësaj, shumëkush mendoi se deri në fund të vitit, patjetër se do të kemi këngë të reja nga Rita. Por, kjo gjë nuk ndodhi. Duke lënë anash muzikën, Ora sikur iu rikthye kinematografisë. Fillimisht u pa të luajë në serinë e dytë dhe të tretë të “Fifty Shades Darker dhe Fifty Shades Freed“.
Influenca e saj në botën e modës vazhdoi si ambasadore e “Tezenis” dhe bashkëpunëtore e “Adidas”, me një koleksion i cili ka dalë të jetë më i suksesshëm se ai i Beyonce dhe Rihanna.

Pikërisht në botën e modës Rita Ora ka arritur një sukses të madh, kur edhe fitoi besimin e nga Coca-Cola ku edhe u bë imazh. Në anën tjetër, derisa këngëtarja po paralajmëronte albumin e ri, u publikuan disa fotografi duke u xhiruar në filmin e ri “Wonderwell” në Romë të Italisë. Ndërsa, prezantimi i saj në revista prestigjioze nuk mungoi as këtë vit. “S Moda”, “Marie Claire”, “Harper’s Bazzar Vietnam” janë disa nga revistat ku këngëtarja u shfaq në ballinat e tyre. E fundit, revista amerikane “Paper” ka publikuar një artikull për yllin shqiptar, Rita Ora, përmes të cilit thekson stilin dhe performancat e saj të veçanta.

Me titullin “Rita Riot” revista Paper thotë për yllin shqiptar se, “personaliteti dhe humori i saj i hapur e bëjnë atë që të qëndrojë me këmbë në tokë, përkundër arritjeve të saj të jashtëzakonshme”.

Sipas Paper është pikërisht kjo ngrohtësi dhe karizma natyrale e Rita Orës që e kanë bërë zgjidhje e versionit të ri të “America Next Top Model”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...