Rita Ora paralajmëron bashkëpunim me Zayn Malik

17 Dhjetor 2016 - 18:04      

Së fundmi, këngëtari i famshëm Zayn Malik ka befasuar fansat duke paralajmëruar këngën e re në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Taylor Swift, por duket se kjo e fundit nuk është e vetmja këngëtare me të cilën ai do të bashkëpunojë.

Rita Ora ka lënë hapësirë që të kuptohet se ajo mund të bashkëpunojë me ish yllin e bendit “One Direction” për albumin e saj të ri i cili pritet të lansohet vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net. Ky bashkëpunim pritet të ndjekë suksesin e kolonës zanore nga filmi “Fifty Shades Darker”, “I Don’t Wanna Live Forever”, të cilën Malik e ka bërë në bashkëpunim me Swiftin.

“Unë do të bashkëpunoja me Zaynin, ai është vërtetë një njeri i mirë”, ka thënë Rita për “Daily Star”.

“Ai është në të njëjtën familje, ne ndajmë të njëjtën kompani menaxhuese. Gëzohem shumë për të. Dhe më pëlqen kënga e tij e re nga kolona zanore e ‘Fifty Shades’”, shtoi këngëtarja me origjinë shqiptare. “Bashkëpunimet në albumin tim të ri do të jenë befasi”.

Ora nuk ka lansuar album që nga viti 2012, dhe duke diskutuar për albumin e saj të ri, ajo tha: “Të gjitha këngët e albumit të ri janë të bazuara në Londër. Kam punuar me çdo kënd që kam dashur të punojë për këtë album. Çdo gjë e kam shkruar vet”.

Kënga “I Don’t Wanna Live Forever” është caktuar të lansohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...