Coldplay, bendi më i dëgjuar online në botë

17 Dhjetor 2016 - 17:13      

Coldplay janë emëruar si bendi më i dëgjuar online në botë nga Spotify.

Spotify ka thënë se bendi londinez ka arritur shifrën prej 5 miliardë të dëgjimeve online në platformën e saj, transmeton Koha.net. Albumi i tyre më i fundit, “A Head Full Of Dreams”, është dëgjuar online mbi 5 miliardë herë.

Sipas Music Week, këngët më të dëgjuara online të Coldplay janë “Adventure Of A Lifetime” me 322 milionë dëgjime online dhe “Hymn For The Weekend” me 289 milionë dëgjime online në Spotify.

Së fundmi, Coldplay mori çmimin “British Artist Of The Year” në BBC Music Awards, kështu duke mposhtur David Bowien.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...