Gold AG flet për raportet e tij me Noizyn dhe reperët e tjerë [video]

16 Dhjetor 2016 - 21:15      

Gold AG ka folur për raportet e tij me reperin nga Shqipëria, Noizy, por edhe për reperët e tjerë shqiptarë.

Në një intervistë për Express të KTV-së ai ka thënë se nuk ka raporte të këqija me Noizyn, përkundër që më parë kanë pasur miqësi, por tani raportet janë ftohur.

Ai gjithashtu ka theksuar se i dëshiron atij, dhe reperëve të tjerë, të gjitha të mirat.

“Unë nuk jam kap me askënd, kështu që dikë që e dua prej tij mundem me u hidhëru, unë nuk hidhërona prej dikujt që nuk e njoh e as nuk më njeh. Me të nuk kam asnjë të keqe, kemi pasur miqësi e jarani shumë të mirë. E kam dashtë shumë, nuk është se tash nuk e dua, por janë ftohur raportet. Ai e ka drejtimin e vet e unë temin. Tashmë nuk kemi miqësi, por nuk kemi as ndonjë gjë të keqe. I dëshiroj të gjitha të mirat, jo veç atij por të gjithëve”, është shprehur Gold AG.

Më tutje ai ka thënë se nuk është i përfshirë në asnjë konflikt me ndonjërin prej reperëve.

“Tani nuk kam asnjë konflikt me asnjë këngëtarë tjetër. Ndoshta është edhe çështje moshe, por nuk mirë është që të kesh raporte të mira me të gjithë, qoftë edhe me armikun, së paku me lënë një fjalë të mirë. Por, nëse të mbështet për muri edhe një mace të grithë e leje më Ariani”, është shprehur ai.

I pyetur nga publiku se çfarë mendon për Unikkatilin, Majkun, Getin, Getinjon, e reperët e tjerë, Gold AG ka përshëndetur të gjithë, ndërsa ka dhënë respektin për të gjithë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...