16 Dhjetor 2016 - 16:22
Semple do të shkruaj mini-seri, ndërsa kompania e Roberts “Red Om Films”do të prodhojë atë, transmeton Koha.net.
Roberts është shfaqur më parë si një mysafire në shfaqje të tilla televizive siç ishin “Friends”dhe “Law & Order”, por ky do të jetë roli i saj i parë në një serial televiziv.
“Today Will Be Different” tregon historinë e një gruaje të quajtur Eleanor Flood e cila bën plane që të ketë ditën më të mirë të jetës së saj, por zgjohet për të shpalosur një të ardhme të re të çuditshme, raporton BBC.
“Unë jam e bindur se Eleanor do të sjellët në jetë nga Julia Roberts dhe kjo do të jetë një rrugë interesante”, është shprehur Semple në një deklaratë.
Mirëpo, ende nuk është konfirmuar se cili nga rrjetet televizive do ta transmetojë shfaqjen.
Roberts fitoi një Oskar për aktoren më të mirë në vitin 2001 për rolin e saj në Erin Brockovich, dhe ka luajtur gjithashtu edhe në filmat siç janë: Notting Hill, Pretty Woman dhe Runaway Bride.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...