Ndër konkurrentë të Sanremos edhe kantautori shqiptar

14 Dhjetor 2016 - 13:56      

Vitin që kaloi ai ishte pjesëmarrës në Sanremo por në kategorinë e të rinjve, dhe arriti të renditet i treti në finale me këngën “Odio le favole” (Urrej përrallat).

Autori i tekstit të kësaj kënge është vetë Ermal Meta, shqiptari nga Fieri, i cili nëpërmjet kësaj poezie dhe muzikës së tij bëri një reflektim poetik rreth pushtetit që mbart koha, si dhe aftësinë për t’i tjetërsuar gjërat përfshirë edhe vetë dashurinë. Këtë vit ai rikthehet ndryshe, si këngëtar “Big” në eventin muzikor më të rëndësishëm në Itali.

Ermali është me siguri një artist shumë dimensional, dhe premton që si këngëtar të jetë po aq i suksesshëm sa edhe si autor i teksteve më të famshme në Itali por jo vetëm. Ai ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës italiane si Marco Mengoni, Francesco Renga, Emma Marrone, Annalisa Scarrone, si dhe me Patty Pravo-n, me të cilën edhe kanë kënduar këngën“Non mi interessa”.

Ermali është quajtur edhe “Shqiptari i Sanremove”, për pjesëmarrjen e tij të shpeshtë në këtë event muzikor. Këtë vit ai merr pjesë për herë të tretë si këngëtar mirëpo prania e tij në Sanremo ka qenë edhe si kantautor me këngë të suksesshme si “Non so ballare” e Annalisa-s apo “Straordinario” i Chiara-s.

ermal3-1Vitin e kaluar ai u rendit i treti në kategorinë e të rinjve dhe duke pasur parasysh talentin e kantautorit shqiptar, mund të themi me siguri se ai do të jetë një konkurrent i denjë i emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Fiorella Manoia, Giusi Ferreri, Michelle Zarillo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...