Rita kritikohet për paraqitjen në “America’s Next Top Model”

13 Dhjetor 2016 - 17:56      

Rita Ora të hënën mbrëma filloi punën e saj të re si drejtuese e spektaklit “America’s Next Top Model”.

Por paraqitja e saj në këtë emision televiziv ka ndarë fansat e saj, që shumë prej tyre janë ankuar për mungesën e përvojës së Ritës në botën e modelimit.

“A ju kujtohet karriera e gjatë e Rita Orës në botën e modelimit? Nuk më kujtohet as mua”, ka shkruar një fans i saj në “Twitter”, transmeton Koha.net.

“Sezoni i sivjetmë është shaka. Rita Ora nuk është as modele”, ka shkruar një fans tjetër, duke vënë në dyshim aftësinë e Ritës për të zgjedhur modelet e reja në këtë emision.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, siç raporton Daily Mail, po shpreson që të rrisë famën e saj në tregun amerikan. Ajo arriti pozitën e tretë në Billboardin amerikan me paraqitjen e saj në këngën “Black Widow” të reperes Iggy Azalea.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...