13 Dhjetor 2016 - 15:36
Kur Presidenti Barack Obama bëri inaugurimin në vitin 2009, në ngjarje performuan Beyonce dhe Aretha Franklin, transmeton Koha.net. Gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai kishte audiencë me sërë artistesh si Rihanna, James Taylor dhe Kendrick Lamar. Donald Trump mund të mos jetë aq me fat sa ai.
Sipas komitetit inaugurues ata po përpiqen për të gjetur yjet të cilët janë të gatshëm për të performuar në ceremoninë e betimit te Donald Trump më 20 janar 2017. Ata janë duke pyetur menaxherët, agjentët, të gjithë në qytet për të parë kë ata mund të marrin mirëpo kjo është pak problematike, raporton BBC.
Fituesi i Grammyt John Legend, i cili ka qenë mysafir i Obamas disa herë, thotë se nuk është i entuziazmuar për këtë ngjarje.
“Unë kurrë nuk do të bëjë atë”, tha këngëtarja suedeze Zara Larsson, duke folur në BBC Music Awards.
Shumica e artistëve kanë qenë shumë pro Hillaryt dhe anti Donaldit. Kështu që unë kurrë nuk do të bëjë atë përderisa shumica e njerëzve të tjerë të zgjuar nuk do ta bëjnë atë.
“Elton John do të mbajë koncertin tonë në qendër”, tha Anthony Scaramucci, një anëtar i komisionit presidencial për inaugurim. Mirëpo ndihmësi i Elton John e mohoi një gjë të tillë duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtet.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...