13 Dhjetor 2016 - 14:30
Në kremtimin e jubileut morën pjesë shumë personalitete të njohura, në mesin e të cilëve ish-futbollisti i famshëm David Beckham, aktorët Orlando Bloom, Millie Bobby Broën, Jackie Chan, Priyanka Chopra dhe muzikantët Angelique Kidjo dhe Femi Kuti.
Manifestimi ishte në drejtim të apelit ndaj të gjithëve në botë që fëmijëve t’u sigurohen të drejtat e barabarta të fëmijëve.
Bloom, i cili është ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it, në kremtimin solemn bisedoi me djaloshin Mustaf Al Said, i cili u largua nga shtëpia e tij në Siri dhe gjeti strehim në Gjermani.
Ishmael Beah nga Sierra Leone foli për rrëfimin e tij jetësor ku si 12 vjeçar u rekrutua në radhët e ushtrisë shtetërore. Në skenën e madhe u paraqit edhe Livey Van Ëyk nga Nambia, një nënë me HIV pozitiv në shoqëri të djalit të saj 13 vjeçar i cili nuk ka virus të HIV-it falë UNICEF-it në Namibi në parandalimin e transmetit të HIV-it nga nëna tek fëmija.
UNICEF-i u themelua më 11 dhjetor të vitit 1946 me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe këtë vit përfundojnë 70 vite të veprimit dhe ofrimit të ndihmës së rëndësishme jetësore dhe mbështetjes afatgjatë ndaj fëmijëve në rajonet më kritike të goditur nga konfliktet, krizat, varfëria.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...