12 Dhjetor 2016 - 15:17
I operuar me urgjencë të premten nga një infarkt që e goditi gjatë provave të koncertit të Krishtlindjeve, Al Bano tregon për Ansa se “tani më presin edhe pesë ditë i shtruar në spital dhe më pas rehabilitimi. Duhet të fshij disa impenjime që më prisnin javën e ardhshme me Fiorellon, Baudon dhe një takim me Papa Françeskon”.
Këngëtari tregon “po bëja provat për koncertin e Krishtlindjeve ( që do të transmetohet në 24 dhjetor në Canale 5) , kur ndjeva një shtrëngim në kraharor, mendova se isha ftohur. Pas pak kaloi për t’u kthyer sërish, por më i fortë se më parë. Atëherë shkuam me taksi në urgjencë ku më diagnostikuan një parainfarkt. Më operuan dhe pas tre orë ndërhyrje,dola nga salla e operacionit”.
Po tani çfarë do të bëj? “Do të shkoj në shtëpi disa ditë më shpejt se parashikimi, nënvizon duke falënderuar mjekët që u treguan shumë të aftë”.
Al Banon do ta shohim si një yll i ftuar në filmin e ri të Fausto Brizzi, “Të varfër dhe të pasur”, në sallat e kinemasë në Itali në 15 dhjetor. Ndërkohë këngëtari ka një kalendar me impenjime për vitin e ri, “pesë koncerte në Gjermani me Romina Power dhe më pas në Sardenja”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...