11 Dhjetor 2016 - 11:56
Filmi me regjisor Gareth Edwards, e protagonistë Felicity Jones dhe Diego Luna, tregon historinë që paraprin “Star Wars”-in origjinal dhe përqëndrohet tek aleanca rebele, e cila arrin të vjedhë planet e perandorisë galaktike për shkatërrimtarin “Ylli i Vdekjes”.
Me gjithë publikimin e tri “trailer”-ave, në prag të premierës botërore Edwards pohoi se ende nuk janë zbuluar të gjitha sekretet e filmit.
“Mendoj se departamenti i marketingut ka bërë një punë të mrekullueshme, por fatmirësisht ata nuk i kanë zbuluar të gjitha kartat. Kemi ruajtur shumë surpriza”, tha Gareth Edwards, regjisor.
Felicity Jones është në rolin e Jyn Erso, vajza e njeriut që ka projektuar “Yllin e Vdekjes”, i cili rekrutohet nga rebelët për të krijuar një ekip e për të vjedhur planet, transmeton tch. Me këtë rol, aktorja britanike shkel në një terren të panjohur dhe druhet se njerëzit mund të ndryshojnë perceptim për të.
“M’u desh të kaloja një kohë shumë të gjatë në palestër, çfarë nuk është diçka shumë e bukur. Por për ‘Star Wars’-in e bëra me shumë kënaqësi”, tha aktorja.
Një sërë personalitetesh të njohura parakaluan në tapetin e kuq për të ndjekur premierën, ndërsa adhuruesit ishin veshur me kostumet e personazheve të preferuar të sagës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...