Robbie Williams këshillon Zayn Malikun: “Bëhu i fortë shoku”

11 Dhjetor 2016 - 10:04      

Këngëtari i famshëm Zayn Malik ishte duke vuajtuar nga ankthi për një kohë, i cili është detyruar që të anulojë disa paraqitjet dhe koncertet e tij.

Por shoku i tij këngëtari i njohur Robbie Williams, i cili ka vuajtur po ashtu nga ankthi, i dha një këshillë të vogël Zaynit.

Duke folur për Mike Toolan dhe Kelly Pegg në emisionin “Key 103 Christmas Live”, Robbie ka zbuluar njohuritë te tij që kanë të bëjnë me botën e showbizit ndërsa është marrë me vuajtjet nga ankthi, transmeton Koha.net.

“Ai është duke përjetuar një lloj tërheqje dhe gjëra të tilla”, tha Robbie. “Dhe unë e di se ai po vuan nga ankthi”.

Lexoni edhe: Zayn Malik dhe Taylor Swift sjellin kolonën zanore të “Fifty Shades Darker” [video]

“Mendoj se, një këshillë e vogël, e di se është një lloj terapie që po flas tani por unë mendoj se njerëzit të supozojmë se një ditë do të gjeni besimin tuaj dhe do të futeni në atë besim dhe do të gjeni veten. Vetvetiu nuk vjen, por çfarë ju mund të bëheni është e guximshme, e fortë”, shtoi Robbie.

“Pra, po i them Zaynit, vetëm bëhu i fortë shoku. Vetëm bëhu i fort. Mund të mos keni asnjëherë besim në vete, por mund të bëheni i fortë. Kjo është e tëra çfarë mund të them. Edhe pse mund të frikësoheni vetëm bëje atë gjithsesi”, ka thënë Robbie ndër të tjera.

Zayn thuhet se ka kërkuar ndihmë për ankthet e tij nga këngëtarja e famshme britanike Adele.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...