10 Dhjetor 2016 - 10:28
Megjithëse e ka provuar muzikën edhe më herët, tek këtë vit ajo gjeti çelësin e suksesit. Vjen sonte për të rrëfyer këtë rrugëtim dhe planet për të ardhmen këngëtarja Aida Doçi.
Si edhe shumë të rinj të tjerë, edhe Aida Doçi kishte zgjedhur që talentin e saj në muzikë ta shpërfaqë fillimisht në talent-shoun muzikor “X Factor Albania”. Ajo kishte arritur të kalojë disa faza bashkë me grupin “Natyral”, që ishte formuar në këtë garë.
Pas përfundimit të kësaj aventure, grupi i vajzave realizoi edhe këngë me videoklipe. Por, Aida, gjatë gjithë kësaj kohe, nuk arriti të vinte shumë në pah.
Momenti i shumëpritur për Aidën do të vinte pikërisht në 2016-ën.
Fillimisht, këngëtarja realizoi ‘covera’ të këngëve të njohura shqiptare, gjersa u orientua edhe në një zhanër tjetër muzikor. Këngëtarja mendon se ky ishte çelësi i suksesit të saj.
Këngëtarja pohon se pas këtij momenti, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ajo realizoi edhe këngë të saj të shoqëruara me videoklipe, më pas mori shumë ftesa për mbrëmje muzikore dhe ahengje familjare, siç janë dasmat. Ndërkohë, e besoni ose jo, Aida i ka të rezervuara pothuajse të gjitha datat për vitin 2017.
Kjo dëshmon se Doçi sot është një nga këngëtaret shumë të pëlqyera të masës. Por, si dhe ku e sheh ajo veten të pozicionuar në estradën tonë dhe a mendon se është një konkurrencë e fortë?
Pos Aidës, një vëmendje e madhe në mediat online i është dedikuar, për shkak të zërit, edhe motrës së saj, Venesa Doçi, e cila është vetëm 12-vjeçe.
Ndryshe, së fundi, Aida ka ardhur në një bashkëpunim me Morena Tarakun në këngën “Amore”.
Në anën tjetër, këngëtarja paralajmëroi një këngë të re solo, e cila do të jetë baladë.
Aida bëri të ditur se planifikon që vitin e ardhshëm të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, po ashtu me një baladë. Ajo bëri të ditur se nuk do të mungojnë as bashkëpunimet dhe në këtë nuk do të ndalet së punuari. “Vetëm puna e madhe garanton suksesin,” përfundoi këngëtarja Doçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...