“Work From Home” kryeson listën e 10 videoklipeve më të mira për 2016

10 Dhjetor 2016 - 09:43      

Përderisa viti 2016 po përfundon, kanali YouTube ka publikuar listën e videoklipeve me të mira të vitit që po e lëmë pas, bazuar në numrin e klikimeve, pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjes së tyre.

Listën e kryeson hiti i Fifth Harmony në bashkëpunim me Ty Dolla Sign “Work from Home” me më shumë se 1 miliard klikime. Bashkëpunimi i Calvin Harris me Rihanna “ This is What You Came For” është renditur i dyti në listën e spoteve më të shikuara të këtij viti.

Nicky Jam është renditur i treti me këngën e tij “Hasta el amanecer” i përcjellë nga video e “The Chainsmokers” dhe Halsey “Closer”.

Listën e pesë videove më të klikuara në YouTube e përmbyll hiti i Rihhanës “ Work”, në bashkëpunim me reperin Drake. Sipas YouTube, “Work” gjithashtu mban rekordin e videos më të shikuar brenda 24 orësh me më shumë se 11 milionë klikime.

Top 10-shja e videove më të famshme të vitit 2016, sipas YouTube, përmbyllet me “ I Took a Pill To Ibiza” nga Mike Posner, “Cheap Thrills” nga Sia, “Pillow Talk” “Hymn of the Weekend” nga ColdPlay dhe me këngën e Twenty One Pilots “Heathens”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...