Zayn Malik dhe Taylor Swift sjellin kolonën zanore të “Fifty Shades Darker” [video]

9 Dhjetor 2016 - 16:49      

Zayn Malik dhe Taylor Swift po bashkëpunojnë për këngën e re të filmit “Fifty Shades Darker”. Taylor ka postuar në Twitter debutimin e këngës së re të tyre, “I don’t wanna live forever”, bashkë me trajlerin e filmit të ri që do të vijë së shpejti.

Një ditë më parë Zayn Malik ka postuar një foto bardhë e zi polaroid ku shfaqet me Swift dhe macen e saj. Në diçiturën e fotos ai kishte vënë vetëm hashtagun #idontwannaliveforever.

Për momentin kënga mund të dëgjohet në iTunes, dhe duket se një person që e ka blerë ka qënë dhe ish e dashura e Malik, Gigi Hadid. Modelja ka postuar në Snapchat një video të këngës që dëgjohte në telefonin e saj, transmeton Top Channel.

Kënga është gjithashtu singëlli i parë i Swift që nga debutimi i albumit 1989 në tetor të 2014.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...