Bëhet hit kënga e shqiptarit për presidentin Obama

9 Dhjetor 2016 - 11:02      

Këngëtari nga Tirana që jeton në Holandë, Jon Tarifa, ka publikuar dy muaj më parë një këngë për presidentin në shkuarje të Amerikës, Barack Obama.

Kënga e tij me titull “Don’t go” (Mos shko), ka kaluar 800 mijë klikime për këto orë të publikimit dhe ka arritur të jetë pjesë e listës së Spotify, në rend me Sia, Niki Minaj e John Legend.

Kënga që i dedikohet presidentit Obama, shpreh simpatinë për personalitetin që për tetë vite udhëhoqi me shtëpinë më të madhe në botë, Shtëpinë e Bardhë. Ky është një dedikim dhe gjest falënderues edhe në emër të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që sidomos pas zgjedhjes së Trump në krye të Amerikës, kënga dhe lajmi për “Don’t go” është shkruar në shumë prej mediumeve të njohura të botës, duke treguar simpati për tekstin dhe muzikën në dedikim të presidentit Obama. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...