Era kërkon votën në garën ndaj Dua Lipës për çmimin EBBA [video]

8 Dhjetor 2016 - 21:28      

Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi, pak ditë pasi mori çmim nga “European Border Breaker Awards 2017”, është përfshirë në listën për çmimin e publikut.

Ceremonia për këngëtarin më të mirë sipas publikut do të mbahet më 11 janar, 2017 në Holandë dhe tani këngëtarja ka kërkuar votën e fansave të saj për garën në të cilën do të përballet me këngëtaren tjetër me prejardhje shqiptare Dua Lipa.

“Sa prej jush doni të më shihni si fituese e çmimit të publikut në EBBA më 11 janar? Nëse po, votoni për mua tani këtu: https://www.europeanborderbreakersawards.eu/en/vote/”, ka shkruar ajo.

Publiku ka mundësinë të votojë për të preferuarin deri më datën 23 dhjetor.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin “airplay”, shitjesh, performancat “live” në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...