7 Dhjetor 2016 - 08:37
Dylan u bë kompozitori i parë të cilit iu nda çmimi për letërsi, me ç’rast Akademia Suedeze e përgëzoi atë për “krijimin e shprehjeve të reja poetike në kuadër të traditës së madhe amerikane të këngës”, transmeton “Koha Ditore”. Megjithatë, u deshën pesë ditë që 75-vjeçari ta pranojë atë, dhe ai shumë shpejt i shkroi Akademisë Suedeze për t’u treguar se nuk do të merrte pjesë në ndarjen e çmimit.
Tani është zbuluar se këngëtari kompozitori Patti do ta performojë këngën e Dylan “A Hard Rain’s A-Gonna Fall” në ceremoni, ndërsa do të lexohet edhe një fjalim i shkruar nga Dylan - edhe pse jo nga ai.
Fjalimi kërkohet nga laureati i “Nobelit”, dhe duhet të jetë “për temën që lidhet me punën për të cilën çmimi është dhënë”.
Pasi që Dylan njoftoi se nuk do të merrte pjesë në ceremoni, zyrtarët e Akademisë thanë në një deklaratë: “Çmimi ende u takon atyre, ashtu siç i takon Bob Dylanit. E mirëpresim leksionin e Nobel nga Bob Dylan, të cilin ai duhet ta ofrojë - kjo është e vetmja kërkesë - brenda gjashtë muajve duke llogaritur nga 10 dhjetori 2016.”
Mbetet e paqartë nëse fjalimi i shkruar nga Dylan dhe i lexuar nga dikush tjetër do ta përmbushë këtë kërkesë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...