Trimi paralajmëron bashkëpunime në vitin 2017

6 Dhjetor 2016 - 18:28      

Këngëtari i ri kosovar Trim Jetullahu ka promovuar në “Express” të KTV-së këngën e tij më të re “S’kom faj” dhe njëkohësisht ka konfirmuar projektet e radhës.

Trimi, që në vitin 2016 debutoi dhe lansoi katër këngë, thotë se në vitin e ardhshëm do të vijë edhe me bashkëpunime.

Duke mos përmendur emra për bashkëpunime, Trimi thotë se do të vijë me këngë të re në fillim të vitit.

“Në fillim të vitit 2017, janar apo shkurt do të vij edhe me bashkëpunim”, ka thënë ai duke shtuar se çdo dy muaj do të sjellë nga një këngë të re.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...