Mimoza Mustafa paralajmëron këngë solo [video]

6 Dhjetor 2016 - 18:14      

Këngëtarja Mimoza Mustafa është rikthyer së fundmi me “Qelibar” në bashkëpunim me Shkumbin Kryeziun dhe thotë se është kthyer për të mos u ndalur më.

Projekti i radhës do të jetë një këngë solo, për të cilën thotë se u është kthyer disa bashkëpunëtorëve të vjetër.

Kënga po punohet, ndërkohë siç paralajmëron këngëtarja, kah janari, ose më së largu në shkurt, pritet që të jetë gati për publikim. Këngës do t’i realizohet edhe videoklipi, raporton “Express” i KTV-së.

Në anën tjetër, Shkumbini këto kohë ka qenë i angazhuar rreth punës në Produksionin “Labia”, i cili pas shumë vitesh vjen prapë me një program festiv.

Këngëtarët në fjalë, bashkë me shumë kolegë të tjerë, kanë qenë shumë aktivë në një periudhë kohore, kur janë publikuar këngë të cilat i kanë qëndruar kohës. Për atë që po provohet këto vitet e fundit, Shkumbini është më kritik, derisa Mimoza thotë se skena jonë ka shumë këngëtarë të mirë, sidomos nga gjenerata e re.

Shkumbin Kryeziu ka një karrierë 30-vjeçare në muzikë, derisa Mimoza Mustafa afro 20 vjet. “Sadist”, “Pa koment”, “Le të digjet bota pa ty”, “Trenat pa binar”, “Katastrofë”, “Gentiana”, “Të kujtoj” e “Euridikë” janë disa nga këngët më të suksesshme të çiftit Mustafa & Kryeziu.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...