Pas “BonBon” Era premton se do sjellë hite të tjera

5 Dhjetor 2016 - 12:52      

Ajo kishte premtuar se në tetor do të publikonte hitin e radhës, por nuk ndodhi kështu. Në një intervistë ekskluzive për “Wake Up” në Top Channel, Era Istrefi u ka kërkuar ndjesë fansave, duke i premtuar se së shpejti do të dalë me disa këngë të reja.

“Premtova që do dilte në tetor një këngë e re dhe për këtë ndihem keq, si një politikane që s’mban premtimet”,- ka thënë Istrefi duke qeshur.

Më tej, ajo ka theksuar se kjo nuk ka qenë një periudhë pushimi për të, por ka punuar shumë që gjatë vitit të ardhshëm të dalë me hite të reja.

“Ndërkohë kam punuar dhe kam gati 10 këngë në e-mail, pra një album. Kam punuar me producentë shumë të mirë e të njohur nga mbarë bota. E di që do pëlqehen shumë, veç kërkoj dhe pak durim nga fansat. Shumica e këngëve janë në anglisht, por kam futur edhe diçka në shqip”,- ka thënë Era Istrefi.

Për momentin ajo po shijon një tjetër çmim ndërkombëtar, atë të EBBA-s për vitin 2017, i cili iu prezantua si surprizë në studion e “Top Albania Radio”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...