Shqiptarja Eleni Foureira së shpejti me këngën e re

5 Dhjetor 2016 - 08:21      

Foureira është ndër këngëtaret më të mira në Greqi.

Shqiptarja 29 vjeçare Eleni Foureira, një prej këngëtareve më të kërkuara në Greqi, shumë shpejtë do ta lansojë këngën e re.

Kësaj kënge ajo do t`ia bashkëngjisë edhe videoklipin, derisa ka postuar në Facebook një fotografi nga xhirimet e këtij videoklipi, transmeton KultPlus.

Foureira është ndër këngëtaret më të mira në Greqi ndërsa jo shumë kohë më parë realizoi një bashkëpunim me këngëtarin kosovar Butrint Imeri.

Foureira u fol se edhe do ta përfaqësonte Greqinë në Eurovizionin e vitit 2017-të por diçka e tillë mbetet ende vetëm spekulim.

Për shumë kohë ajo provoi ta mbante të fshehur origjinën e saj shqiptare, e më pas gazetarët ishin ata që zbuluan letra ku shkruhej se familja e saj rrënjët i ka nga Fieri i Shqipërisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...