2 Dhjetor 2016 - 21:25
Aktori prishtinas, Edon Berveniku, ka nisur të luajë rolin e Astritit, një personazh ky konfliktuoz me gjithsecilin.
Edoni, për emisionin “Express” të KTV-së tregoi se si u bë pjesë e serisë më të popullarizuar në vend që ka për bazë kolegjin, në të cilin studiojnë ‘studentë’ nga disa prej trevave shqiptare.
Edoni, i njohur si Citi, theksoi se po bën përpjekjet ta ndërtojë në çdo episod personazhin e tij në mënyrë që të jetë sa më i finalizuar te publiku.
Citi që nga fillimi i këtij sezoni është duke u përballur vazhdimisht me Sasën, një vajzë kjo e lazdruar e serisë, që luhet nga aktorja Ardiana Matoshi.
Edoni, qe dy vjet ka diplomuar në degën e Aktrimit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë, ndërkohë tregoi edhe për emocionet që i sjell aktrimi në skenë dhe jashtë saj.
Berveniku tha se në vitin 2017 e presin disa angazhime, e në mesin e tyre edhe në një projekt teatral, i cili është ideuar të inskenohet në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...