Dua Lipa në garë për “BRITs 2017 Critics Choice”

2 Dhjetor 2016 - 21:04      

Tre këngëtarët në Britani të Madhe që shihen si yje botëror të së ardhmes, Dua Lipa, Anne-Marie, dhe Rag'n'Bone Man janë në listën e ngushtë të të nominuarve në “BRITs 2017 Critics Choice”, çmim ky që paralajmëroi yjet botërore Adele dhe Sam Smith.

Në të kaluarën këtë çmim e kanë fituar edhe Florence + The Machine, Ellie Goulding, Jessie J, Emeli Sandé, Tom Odell, James Bay dhe vitin e kaluar Jack Garrat, të cilët së bashku pothuajse kanë shitur 60 milionë albume në Britani, sipas labelit BPI, që uhdëheq “Brit Awards”, shkruan Billboard.

Fituesi i këtij viti do të shpallet më 8 dhjetor, dhe do të performojë në nominimet e “Brit Awards” më 14 janar, transmeton Koha.net.

“Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti për mua. Nuk mund ta besoja kur e mora lajmin, jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë nominim”, është shprehur Dua Lipa kur ka mësuar për nominimin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...