2 Dhjetor 2016 - 15:14
E lindur në Prishtinë këngëtarja debutoi në 2013 me këngën e saj “Mani për money”. Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyrë në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me këngën “Bon Bon” duke arritur plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube. Tashmë ajo po përgatit albumin e saj, ku ka firmosur me Ultra/Sony.
Më herët fitues të EBBA ishin Alan Walker, Eino Kalevi, Namika, Walking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa. Dhe bashkë me Erën përbëjnë totalin prej dhjetë fituesish.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në 11 janar 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.
Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për të njohur suksesin e tyre në vende të tjera, përveç vendit të tyre. Suksesi përfshin transmetimet, shitjet, performancat live në Europë dhe pozicionin në European Border Breakers Charts.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...