2 Dhjetor 2016 - 13:22
Postimet e yllit të muzikës kanë më shumë pëlqime në vitin 2016 dhe 103 milionë ndjekës. Edhe pse këngëtarja 24 vjeçare është shkëputur 7 muajt e fundit për shkak të problemeve me sëmundjen “Lupus”, ajo u rikthye në qendër të vëmendjes përsëri në muajin nëntor në ceremoninë “American Music Awards 2016’ për të marrë çmimin “Artistja më mirë”, ndërsa përmes lotëve dhe emocioneve falenderoi fansat dhe foli për betejën më të vështirë të jetës së saj.
Selena ka mposhtur mikeshën e saj më të mirë Taylor Swift me 93.6 milionë ndjekës. Beyonce është në vendin e tretë me 88.9 milionë ndjekës.
Është vetë rrjeti social që ka ndikuar në rritjen e klikimeve për personazhet e njohur dhe në postimet më të diskutuara të dhjetë muajt e fundit, duke nisur nga selfie, nga vendet më të fotografuara deri tek ngjarjet më të shpërndara. Revista italiane “Grazia”, shkruan se ndër emrat më të ndjekur në rrjetin social Instagram dhe që kanë shënuar rritje të numrit të tyre gjatë këtij vitit janë Selena Gomez me 50 milionë ndjekës të rinj, Cristiano Ronaldo me 42 milionë, Ariana Grande (40 milionë), Taylor Swift (38 milionë), Beyoncé (37 milionë), Kylie Jenner e Kim Kardashian (36 milionë secila), Dwayne “The Rock” Johnson (35 milionë), Nicki Minaj e Lionel Messi (29 milionë më shumë secili).
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...