Adrijana, shqiptarja që është gati ta përfaqësojë Suedinë në Eurovizion [video]

1 Dhjetor 2016 - 09:10      

Adrijana Krasniqi, e lindur në vitin 1997, është këngëtare që jeton në Suedi.

Ajo është në mesin e 28 artistëve që janë pjesë e gjysmëfinaleve në Melodifestivalen – Festivalin në Suedi prej ku del edhe fituesi që përfaqëson Suedinë në Eurovizion.

Adrijana është njëra nga pjesëmarrëset në këtë garë. Ajo jeton në Rottne të Suedisë, ndërsa debuton në këtë festival.

Adrijana do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të Melodifestivalen, me këngën “Amare”, të cilën e ka shkruar vetë. Adrijana është me origjinë nga Maqedonia ndërsa vitin tjetër planifikon ta publikojë albumin e saj të parë, shkruan KultPlus.

Paraqitja e saj do të bëhet me 4 shkurt ndërsa finalja e Melodifestivalen mbahet me 11 mars 2017.

Një fitore e mundshme në Melodifestivalen asaj i mundëson përfaqësimin e Suedisë në Eurovizionin e vitit tjetër.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...