Yjet botërore të muzikës që performuan në Kosovë [video]

30 Nëntor 2016 - 21:14      

Shumë yje të skenës muzikore botërore në dekadën e fundit, krahas koncerteve të shumta, kishin përcaktuar datat për të performuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Reperi i njohur amerikan, Coolio, llogaritet të jetë reperi i parë ndërkombëtar, i cili dy vjet pas përfundimit të luftës në vend, kishte mbajtur koncert para mijëra fansave në Prishtinë dhe kështu ai u hapi rrugë yjeve tjerë botëror për të performuar në shtetin më të ri të Evropës.

Në dhjetorin e para tetë vjetëve, tokën e Kosovës për herë të parë e shkeli edhe lideri i grupit G-Unit, 50 Cent, i cili performoi në Stadiumin e Prishtinës para një numri rekord shikuesish, raporton "Express" i KTV-së.

Në njëvjetorin e Pavarësisë së shtetit, performoi grupi i njohur i muzikës elektronike, Morandi, ndërsa në korrikun e vitit 2010 zbarkoi edhe kontingjenti i reperit Snoop Dogg, që u fascinua me mikpritjen vendase.

Prishtinën nuk e anashkaloi as Busta Rhymes, i cili në sallën “1 Tetori” shkarkoi tërë repturën e tij gjigante, në prillin e vitit 2011.

Pas Busta Rhymes, në tetor të 2010, koncert mbajti edhe Xzibit, pastaj DMX në vitin 2013 dhe problematiku “The Game” para dy vjetësh.

Këtë vit në Prishtinë preformuan edhe dy emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Joss Stone.

Ritmi i prurjeve të emrave të njohur të skenës botërore, aktualisht në vend është në rënie, duke i krahasuar me ato të rajonit. Disa prej yjeve ende hezitojnë që të performojnë para fansave të tyre në Kosovë, për shkak të perceptimit të tyre për vendin.

 


Yjet botërore të muzikës që performuan në Kosovë by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...