29 Nëntor 2016 - 22:01
Pop-këngëtarja më e popullarizuar në vend, Dafina Zeqiri, është e vetmja këngëtare, e cila i ka shmangur, mirëpo edhe ka pranuar një numër të madh të ftesave për të bashkëpunuar me reperë të ndryshëm shqiptarë.
Dafi, cilësohet të jetë mbretëreshë e bashkëpunimeve me këngëtarët e rap- hip-hop-it.
Shumica e këngëtarëve vendas të këtij zhanri ëndërrojnë të kenë së paku një projekt muzikor me të, raporton “Express” i KTV-së.
Me zërin e saj të këndshëm dhe paraqitjen atraktive skenike, ajo ka më shumë se një dekadë që është e pranishme në skenën muzikore vendase.
Dafina, në fillet e saj të karrierës muzikore, bashkëpunimin e parë e realizoi me dyshen e grupit Etnon, pastaj me Gold AG, Capital T e 2po2.
Dafi realizoi edhe projekte tjera muzikore duke bashkëpunuar me Ledri Vulën, liderin e BabaStars, Ghetto Geasy, me dyshen e rep-grupit Kaos, Lyrical Son, Klepto, F-Kay dhe së fundi edhe me Gjikon.
Këngëtarja e njohur deri më tani ka bërë duet së paku me një anëtar të labeleve më të fuqishëm shqiptar.
Dafi, ka më shumë se një vit që është shpërngulur në Amerikë, për të debutuar dhe shënuar një kapitull të ri në arenën muzikore botërore, ndërkohë mediat raportojnë se ajo po përgatitet ta realizojë një këngë me reperin e njohur French Montana, e cila pritet të lansohet në sezonin dimëror.
KRESHA-DAFINA ZEQIRI by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...