29 Nëntor 2016 - 16:04
Këto janë fjalët e kantautorit të njohur italian Al Bano Karrisi për shqiptarët dhe Shqipërinë, të cilit gjatë një ceremonie sot në qytetin e Vlorës do t’i dorëzohet pasaporta shqiptare , pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare.
Nën kujdesin e Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, shoqata Kulturore “Al Bano Karrisi”, Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, me praninë e Bashkisë dhe Qarkut Vlorë, me rastin e 28 dhe 29 nëntorit, organizojnë takim me ikonën e këngës italiane, që mori nënshtetësinë shqiptare dhe u regjistrua si banor në qytetin e Vlorës.
Kësaj ceremonie i paraprinë edhe një sërë aktivitetesh të tjera që do mbahen paraditen e sotme si vendosja e buqetave me lule tek Monumenti “Pavarësisë”, vizitë në Maternitetin e Vlorës ku një fëmije do t’i vendoset emri Albano. Ndërsa pasdite në orën 17.00 do të mbahet takimi në Kinoteatrin “Petro Marko”, ku do të çelet ekspozita fotografike në hollin e teatrit, do të zbulohet busti i këngëtarit, i punuar nga skulptori vlonjat Skënder Tena. Aktiviteti do të vazhdojë me dorëzimin e pasaportës shqiptare këngëtarit Al Bano Karrisi.presidenti-nishani-organizon-pritje-me-rastin-e-dites-se-pavaresise-foto-agim-dobi-4
Këngëtari italian Al Bano Karrisi ishte i pranishëm dje edhe në pritjen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, me rastin e festës kombëtare të Pavarësisë./k.s/ /a.g/
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...