28 Nëntor 2016 - 13:23
Arsyeja?
Konkursi më i madh i bukurisë në komunitetin shqiptar jashtë vendit zhvillohet në Zvicër.
“20 minuten” shkruan se për herë parë në historinë shqiptare është kurorëzuar “Miss Shqiptarja në Botë”, transmeton mapo.
Konkursi u mbajt në Club Rinora 4.
Fituese është një 17-vjeçare kosovare, e quajtur Medina Hajra.
Ajo është me origjinë nga Prishtina, por jeton në Suedi.
“Nuk u besoja syve, kur u thirr emri im,” thotë Hajra.
“Më pas e kuptova dhe isha kaq e lumtur që e plotësova ëndrrën time”.
“Kam marrë pjesë edhe në Miss Kosova në vitin 2016, por dola e treta,” shton ajo.
Hajra thotë se ka qenë kaq e lumtur sa ka fjetur me kurorën në kokë atë natë.
“Vetëm tani e kuptoj se jam zgjedhur si shqiptarja më e bukur. Të gjithë vajzat ishin të bukura, por unë mendoj se me natyrshmërinë time, vetëndërgjegjësimin dhe mënyrën pozitive, ia dola”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...