Vajza nga India kurorëzohet “Miss Globe 2016”

28 Nëntor 2016 - 08:50      

Miss India, Dempile Chetan Patel, u shpall fituese e spektaklit të bukurisë “The Miss Globe”, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme, organizuar nga “Deliart Assosiation”, në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar.

Vajzat konkurrente nga mbi 40 shtete të botës prezantuan bukurinë e tyre, por edhe të vendeve nga vijnë në finalen e madhe, ku bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën e argjendtë te një tjetër mbretëreshë të bukurisë botërore, Miss India, Dempile Chetan Patel, transmeton KultPlus. Ndërsa shoqëruese e parë u shpall Miss Kolumbia dhe shoqëruese e dytë u shpall “Miss Shqipëria”, Kristina Skura.

Spektakli u prezantua nga Iva Merës dhe aktivistiti për të drejtat e njeriut, Altin Hazizaj. Krahas sfilatave të bukurosheve, nuk munguan në spektakël numrat artistikë nga emra të njohur të skenës si: Rovena Dilo, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Vesa Luma, Big Basta, Classic Boys, etj.

Nën koreografinë e Olta Ahmetaj dhe me muzikën e zgjedhur nga Fabian Basha, vajzat sfiluan në skenën e “The Miss Globe”. Kompeticioni i bukurisë, i organizuar nga Deliart Assosiation, nga regjisori Petri Bozo, me skenar të Alda Bidës dhe Alida Cenaj, solli edhe këtë herë një shfaqje shumë të bukur për shqiptarët.

Pasi kanë prekur si çdo vit bukuritë e viseve shqiptare përfaqësueset bukuroshe janë ngjitur në skenë për të dhënë më të mirën e tyre. Spektakli i bukurisë “Miss Globe” rikthehet në Shqipëri, vendi ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë, përveçse mikpritës, është edhe zotërues i patentës origjinale. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...