27 Nëntor 2016 - 18:32
Pas fitores 3 me 1 ndaj Bournemouthit, në të cilën Xhaka luajti për 90 minuta dhe pati performancë stabile, ai ka falënderuar fansat për përkrahjen.
“Futbolli pa fansa nuk është asgjë! 1 milionë njerëz është target fantastik, sikurse #XhakaBoom, por këtë herë është #FansaBoom. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, ka shkruar Xhaka në Facebook.
Xhaka vazhdon të jetë i preferuari i tifozëve të Arsenalit pas dy supergolave të shënuar sivjet me gjuajtje të fuqishme nga distanca. “Topçinjtë” sa herë që ka Xhaka topin në fushë, vazhdojnë të brohorasin për gjuajtje tjera.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...