Rita mbron Justinin për grushtimin e fansit

26 Nëntor 2016 - 21:08      

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, i ka dalë në mbrojtje Justin Bieberit pasi ai “grushtoi” një fans në Barcelonë të martën mbrëma.

26-vjeçarja ka thënë se e kupton këngëtarin, i cili e goditi fansin 18-vjeçar, duke e lënë të përgjakur.

“Nuk po flas për askënd, por duke e njohur atë, e di se si është të ndjehesh jo rehat dhe i frikësuar.

“E di se çdokush që e ka një dorë në fytyrën e tij dëshiron të mbrojë veten”, ka thënë ajo, duke insistuar se reagimi i këngëtarit 22-vjeçar ishte i natyrshëm.

Rita ka thënë se më parë edhe ajo ka qenë në situata të ngjashme dhe ka pranuar se është përvojë frikësuese.

“Ka raste kur fansat kalojnë kufijtë dhe situata bëhet e frikshme”, ka thënë veç të tjerash Rita.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...