“Dashuri dhe urrejtje”, balada me të cilën Neki Emra synon “Eurovisionin”

24 Nëntor 2016 - 22:27      

“Dashuri dhe urrejtje” mban titullin balada e re e këngëtarit Neki Emra, tekstin e së cilës e ka shkruar Albatros Rexhaj, derisa me kompozimin është marrë vetë këngëtari.

Me këtë këngë, Neki ka vendosur për të konkurruar në Festivalin e Këngës në RTSH, nga ku tash e disa vjet përzgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë për Festivalin Evropian të Këngës, “Eurovizion”. Këngëtari pohon se është rritur me këtë festival, dhe përveç kësaj ka edhe arsye të tjera që ka vendosur të marrë pjesë në të.

Këngëtari tregoi për “Express” të KTV-së se nga ata që kanë pasur rastin të dëgjojnë këngën, ka marrë komente shumë të mira. “E kanë quajtur një këngë të fuqishme që zgjon shumë emocione”, shtoi Emra.

Këngëtari shpreson që kënga “Dashuri dhe urrejtje” të pëlqehet nga publiku, derisa një sukses i mundshëm që do të ishte çmimi i parë, kishte me qenë mrekullia vetë thotë Neki.

Festivali i RTSH-së do të mbahet në muajin dhjetor. Përveç Neki Emrës, disa nga pjesëmarrësit e tjerë janë: Genc Salihu, Linda Halimi, Flaka Krelani, Yll Limani e Xuxi. Ndërkaq, nga Shqipëria këtë vit dominojnë këngëtarët e rinj.

 


“Dashuri dhe urrejtje”, balada me të cilën Neki... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...