Bleona, 11-vjeçarja që synon tregun botëror [video]

24 Nëntor 2016 - 21:08      

Është vetëm 11 vjeçe, por që tani e ka të qartë që muzika është ëndrra e saj jetësore, dhe profesioni me të cilin dëshiron të merret.

Është kjo, Bleona Hasani, e lindur dhe e rritur në Suedi. Talentin e saj fillimisht e kishin vërejtur babai dhe xhaxhai i saj të cilët merren po ashtu me muzikë, për ta shtyrë më pas e për ta përkrahur maksimalisht drejt ëndrrës së saj.

Falë talentit të saj, Bleona tashmë ka kontratë me producent amerikan me të cilin çdo javë bën prova muzikore. Për më tepër, me vajzën e tij Olivian, kanë realizuar coverin e këngës së njohur "You and I".

Arsyeja e ardhjes së saj në Kosovë nuk është një vizitë e thjeshtë. Bleona është duke punuar rreth realizimit të këngës së saj të parë.

Tekstin e këngës e cila do të vijë edhe me videoklip e ka shkruar Besim Bunjaku, muzikën e ka punuar "Vox on recording studio" derisa videoklipi do të xhirohet nga produksioni EMF Creative.

Pa harruar asnjëherë vendlindjen, ëndrra e Bleonës është që të bëhet këngëtare me përmasa botërore.

Talent shout muzikorë shihen mundësia më e mirë për këngëtaren simpatike, por mosha që ajo ka nuk ia lejon që të jetë pjesëmarrëse. Thotë se do të punojë me përkushtim maksimal deri të vijë koha e përshtatshme.

Mbetet të shihet se si do të jetë e ardhmja e Bleonës në industrinë e muzikës në botë, por një gjë tashmë dihet, zëri i saj është shumë premtues.


BLEONA, 11 -VJEÇARJA QË SYNON TREGUN BOTËROR by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...