Erza Muçolli, vogëlushja që me grupin e saj francez po mbush sallat e koncerteve [video]

24 Nëntor 2016 - 09:57      

Erza Muçollin e njohim si vajzën e vogël që në Francë po fascinon juritë e spektakleve muzikore.

Erza ishte e pranishme në France`s Got Talent ndërsa tash është pjesë e Kids United – një grup i fëmijëve të talentuar në Francë që po shëtisin nëpër shtet për të kënduar.

Janë pesë fëmijë që e krijuan grupin vitin e kaluar, ndërsa me ndihmën e UNICEF shëtisin në mbarë botën, me këngë për paqen dhe shpresën, transmeton kultplus.

Sallat ku këta fëmijë performojnë janë të mbushura.

Secili fëmijë është mes moshës 9 e 16 vjeçare. Pos Erzës nga Kosova, pjesë e grupit janë edhe Gabriel, Gloria, Nilusi, Esteban.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...