Koncerti sekret i Dua Lipës në Stuttgart

23 Nëntor 2016 - 09:24      

Diskoteka e njohur shqiptare “Enjoy”, në bashkëpunim me radion “Big Fm” dhe klubin “Seven” në Stuttgart të Gjermanisë, kanë organizuar një koncert privat, në të cilën do të performojë live këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Koncerti do të mbahet të martën me 22 nëntor, ndërsa është titulluar si “koncerti më i vogël në botë”, njofton “albinfo.ch”.

“Ejani dhe përjetoni koncertin më të vogël në botë”, shkruan në faqen e radios “Big Fm”. Por, cila është arsyeja e këtij koncerti, nuk është bërë e ditur.

Edhe faqja e diskotekës “Enjoy”, e cila vetëm një ditë më parë ka njoftuar për këtë koncert, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij koncerti duke e shënuar vetëm si “koncert sekret”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...