Foto: Reuters

Ariana Grande dhe Justin Bieber triumfojnë në American Music Awards

21 Nëntor 2016 - 14:42      

Ishte ylli Ariana Grande që shkëlqeu natën e American Music Awards, çmime të dhëna nga publiku përmes një votimi online.

23 vjeçarja që performoi në skenë me Nicki Minaj mbi notat e “Side To Side”, fitoi çmimin si artistja më e mirë e vitit duke mundur Rihanna, Adele dhe Beyonce.

Triumfoi edhe Justin Bieber dhe reperi Drake, që morën katër statuja secili.

Zonja e shtëpisë e mbrëmjes ishte Gigi Hadid, që imitoi zonjën e parë të re Melania Trump dhe ndau skenën me të fejuarin Zayn Malik, i zgjedhur si artisti më i mirë i vitit.

Ishte një vit i ‘çmendur’, deklaroi anëtari i ish One Direction “Nuk e prisja që të votonin ende për mua”.

Momenti më intensiv i mbrëmjes ishte ai i Selena Gomez, në daljen e saj të parë publike pas ndalimit të sforcuar të turit botëror për t’u kuruar pas problemeve shëndetësore.

E zgjedhur artistja më e mirë femër e vitit, Gomez falenderoi fansat dhe u prek mbi skenë .

I emocionuar edhe Drake, për herë të parë fitues në American Music Awards.

Kandidat në 13 kategori, reperi ka triumfuar si artisti më i mirë rep/hip hop, albumi më mirë, kënga me mirë, kënga me mirë rep/hip hop dhe kënga më mirë soul/R&B (cift me Rihanna). Katër statuja edhe Justin Bieber, që këndoi “Never Give Up” drejtpërdrejt nga Italia dhe u zgjodh nga fansat si artisti më mirë mashkull pop, albumi më mirë dhe vdieoja më e mirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...