20 Nëntor 2016 - 12:29
Për të vazhduar tutje me muzikë të vjetër qytetare që erdhi e interpretuar nga Miranda Hashani dhe AsimGashi. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit u nda edhe mirënjohje për një artiste që i ka dhënë shumë kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Drita Krasniqit, e cila u shpreh e lumtur dhe falënderuese ndaj dy organizatoreve.
Në një mbrëmje të bukur nëntori, muaj ky i cili zakonisht njihet për festat kombëtare, tashmë i është shtuar edhe një mbrëmje tjetër, e cila gjithashtu si qëllim ka paraqitjen e vlerave të mirëfillta shqiptare. Kjo ngjarje erdhi me edicionin e dytë, duke bërë kështu bashkë artistë, politikanë e njerëz të institucioneve, ku secili prej tyre prezantonte ndonjë element shqiptar. Është kjo “Balloja Shqiptare”, e cila edhe kësaj radhe u mbajt në SwissDiamond, shkruan KultPlus, ndërsa është organizuar për herë të dytë nga dy bukuroshet, Afërdita Paçarada dhe Diellza Kolgeci.

Ky event kishte një kod veshje, përveç atij solemn, u preferua edhe ndonjë element shqiptar. E të ftuarit u pa që përveç që e kanë respektuar kodin e veshjes, ata po ndiheshin shumë rehat dhe krenar me atë që prezantonin.
Një kolorit i jashtëzakonshëm i veshjeve që po shihej në çdo pjesë të sallës, po ja shtonte edhe më shumë bukurinë kësaj mbrëmje. Ishte plisi i bardhë që shkëlqente bukur në kokat e shumë prej burrave që ishin aty, fustanet e bukura të dekoruar me motive shqiptare që prezantonin kulturën tonë, ishin bërë pjesë e ballos, ku të shkrira me ndonjë veshje moderne, dukeshin për mrekulli.
Një element tjetër që binte në sy, ishin sofrat që ishin shtruar, ku secila sofër kishte ushqim tradicional shqiptarë, e përreth saj ishin ulur vajza e djem të veshur që të gjithë me kostume tradicionale shqiptare, ku secila sofër prezantonte një trevë shqiptare. Por, jo vetëm sofra, aty kishte edhe tavolina, duke e bërë kështu një bashkëdyzim të modernes dhe tradicionales.

Këngëtarja Miranda Hashani e cila e veshur me një fustan të kuq dukej sikur kishte zbritur nga shkallët e ndonjë pallati mbretëror, për këtë mbrëmje kishte përzgjedhur të këndojë këngë nga të gjitha trevat, duke dashur të përfshijë edhe Kosovën edhe Shqipërinë, Maqedoninë, Ulqinin e Preshevën, tha që një mbrëmje e tillë i kishte munguar shoqërisë sonë.
“Një mbrëmje e mrekullueshme, diçka që i mungon shoqërisë tonë në përgjithësi. Më vjen mirë që po bëhet tradicionale, vitin e kaluar ishte bukur por këtë vit është edhe më bukur. Sonte jemi munduar ti përmbahemi kodit të veshjes, unë jam munduar t’i imitojë zonjat e pallatit të Skënderbeut dhe nganjëherë po më duket vetja që me të vërtetë jam në pallatin e Skënderbeut”, tregoi Miranda Hashani.

Këngët dhe vallet e përgatitura nga koreografi, Dilaver Kryeziu, të cilat erdhën për mrekulli nga Ansambli i Studentëve, bënë që të ftuarit të dalin në mes të sallës dhe të ja hedhin valles e gotat takoheshin me një dolli në mes, duke krijuar kështu një atmosferë tamam shqiptare. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit u nda edhe mirënjohje për një artiste që i ka dhënë shumë kinematografisë dhe teatrit shqiptar, me rreth 300 role në radiodramat, gjithmonë në rolin kryesor. Është kjo artistja Drita Krasniqi e cila doli për të marrë mirënjohjen dhe u shpreh e lumtur dhe falënderuese ndaj dy organizatoreve.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...