Garë e fortë në “Kënga Magjike 2016” [video]

17 Nëntor 2016 - 22:31      

Edhe në një edicion tjetër, festivali “Kënga Magjike” bëri bashkë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, të cilët në karrierën e tyre numërojnë hite të shumta.

Eliza Hoxha, Rozana Radi, Mariza Ikonomi, Soni Malaj, Flaka Krelani, Rosela Gjylbegu e Artjola Toska janë disa prej tyre që i kanë prezantuar këngët e tyre garuese.

Mirëpo, në veçanti kanë tërhequr vëmendje këngët e Elizës e Rozanës, por duke mos i harruar edhe këngët e dy emrave të rinj dhe të suksesshëm, siç janë: Alban Ramosaj dhe Arilena Ara.

Eliza Hoxha është paraqitur me këngën “Vendimi im”, tekstin e së cilës e ka shkuar vetë artistja, derisa muzikën e ka krijuar kompozitori Florent Boshnjaku. Kënga e cila është një dedikim për vendin tonë ka marrë një mbështetje të madhe nga publiku, duke mos anashkaluar këtu as komentet e shumta pozitive nëpër rrjete sociale.

Ndërkaq, “Ma thuaj ti” mban titullin kënga e Rozana Radit. Ajo është vlerësuar lart për mesazhin e fuqishëm që bart, meqë flet për një martesë të dështuar, në mesin e së cilës është një fëmijë. Shumë prej personazheve publike po e cilësojnë këtë si këngën fituese të këtij edicioni, edhe pse ende është shumë herët.

Në javën e fundit është prezantuar edhe këngëtarja Arilena Ara, kënga e së cilës ka marrë menjëherë nota pozitive. Kënga e saj quhet “Nëntori” dhe përveç tjerash komplimente të shumta kanë shkuar edhe për interpretimin e fuqishëm dhe shumë emocional të Arilenës, duke e cilësuar edhe atë si një konkurrente shumë të fortë.

Gjithsesi më të mirët do të shpallen në netët finale të festivalet, të cilat do të mbahen më vonë, dhe ku pjesëmarrësit do të këndojnë edhe kësaj here ‘live’. Një ndryshim këtë vit është se këngëtarët e rinj duhet të kalojnë disa faza për të marrë më pas të drejtën për finale, përzgjedhje të cilën do ta bëjë një juri përkatëse e përbërë nga muzikantë, këngëtarë, gazetarë e tekstshkrues. Në juri pos tjerash janë këngëtaret Juliana Pasha dhe Venera Lumani.

Ndryshe, kampione në fuqi e “Këngës Magjike” është këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila triumfoi me baladën “Akoma jo”. Për herë të parë në historinë e këtij festivali, Gaçe kishte fituar dy vite radhazi.

Alban Skënderaj, Armend Rexhepagiqi, Besa Kokëdhima, Genta Ismajli, Irma Libohova janë disa nga fituesit e tjerë të këtij festivali ndër vite.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...