15 Nëntor 2016 - 18:04
Është fjala për Dhurata Dorën, projekti i fundit i së cilës ishte bashkëpunimin me Capital T në këngën “Bongo”.
Prej kohësh është duke u përfolur një këngë dhe videoklip i ri, por që deri më tani nuk ka asgjë konkrete sa i përket datës së publikimit.
Ndonëse kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, asgjë nuk është bërë publike pasi është vendosur që krejt ky projekt të jetë befasi për adhuruesit e saj dhe të muzikës në përgjithësi. Genc Halimi, menaxheri i këngëtares, i ka thënë emisionit Express në KTV se ky është një vendim i marrë kështu që nuk mund të japin detaje.
“Kemi vendosur që i tërë projekti me qenë befasi dhe për këtë arsye nuk mund të bëjmë të ditura detajet. Mund të themi se po punohet prej kohësh kështu që adhuruesit e Dhuratës mund të presin diçka të veçantë”, ka thënë ai.
E duke dashur që gjithçka të mbetet surprizë, datë të saktë për publikimin e këtij projekti nuk u dha.
“Mund të publikohet brenda kësaj jave, javës së ardhshme, nuk i dihet. Çfarë mund të them është se brenda nëntorit ajo do të dalë. Xhirimet kanë përfunduar, por nuk e di se a do të duhet të shtohen edhe disa skena apo do të mbetet me aq”, ka përfunduar Genci.
“Bongo” aktualisht numëron rreth 21 milionë klikime dhe pa dyshim është një ndër hitet e vitit 2016.
Edhe Dhurata Dora ka kërkuar kohën e saj. Ka muaj që nuk është e pranishme në televizione, dhe kontaktin me publikun e ka vetëm përmes këngëve dhe mbrëmjeve muzikore që padyshim janë të shumta.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...