
15 Nëntor 2016 - 14:50
Duke thyer traditën 36-vjeçare, revista nderoi me çmimin e përvitshëm yllin irlandez të rokut, Bono Vox, i cili siç tha kishte punuar përgjatë gjithë jetës për të drejtat e grave dhe vajzave në botë.
“Ne jemi krenar ta shpallim atë si njeriun tonë të vitit”, thuhet në uebsajtin e revistës.
Vokalisti i grupit U2, krijoi në 2015-n, fushatën e quajtur “Varfëria është seksiste”, që synon të ndihmojë gratë më të varfra të “otes” të kenë qasje më të mirë ndaj arsimit, shërbimeve shëndetësore dhe mundësive të biznesit.
Bono falënderoi revistën “Glamour” për çmimin dhe tha se beteja për barazi gjinore nuk mund të fitohet nëse ajo nuk drejtohet bashkërisht, nga gratë e burrat, transmeton tch. Mbrëmja gala nderon ata që jo vetëm bëjnë diferencën në stil, por edhe në politikë, biznes dhe aktivizëm.
Mes atyre që u vlerësuan me çmim ishin stilistja Miuccia Prada, këngëtarja Gwen Stefani, themelueset e fushatës “Jetët e personave me ngjyrë vlejnë”, etj. Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, u vlerësua për arritjet gjatë karrierës.
“E di që i frymëzoj gratë pasi ato më ndalojnë nëpër rrugë dhe më thonë që duan të bëjnë të njëjtën gjë. Më thonë se kanë nevojë për shembuj për t’u ndjekur, për besim në të ardhmen e për njerëz që pavarësisht goditjeve vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë e të buzëqeshin”.
Në ceremoni ishin të pranishme edhe këngëtarja Leona Lewis, aktorja Amber Heard dhe modelja britanike Ciara Delevingne.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...