Annella, këngëtarja tjetër shqiptare nga Danimarka që po synon famën botërore [video]

15 Nëntor 2016 - 08:34      

Trendi i inspirimit për veshje dhe muzikë nga vitet 30-të e tutje të shekullit të kaluar, po vazhdon të jetë fokus i shumë artistëve të rinj. Njashtu edhe për emrin më të ri në industrinë e muzikës botërore, Annella.

Annella është këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare që po synon famën botërore. Ka lindur në Zvicër dhe jeton në Danimarkë, vendin në të cilin edhe filloi karrierën si këngëtare. Ajo preferon që të gjithë ta njohin si Annella përderisa identitetin e vërtet refuzon ta tregoj, bën të ditur emisioni “SOT” i KTV-së.

“Electro Swing” quhet stili i muzikës së 26 vjeçares e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Muzikës në Danimarkë.

Në intervistën për emisionin “SOT”, Annella flet në gjuhën shqipe sikur të ishte rritur në Kosovë, mjaft të rrjedhshme në të folur ajo tregon se si nisi të merret me muzikë.

“Bass Me Baby” dhe “Like A Jazz Song” janë dy këngët e Annellës që kryesojnë në Toplistat botërore e sidomos në SHBA.

Bota muzikore e saj është një përzierje stilesh të muzikës elektronike me ndikim nga Jazz, Blues dhe Soul, transmeton Koha.net. Dashuria e saj për këtë zhanër dhe për instrumentet frymore vërehet edhe në dy këngët e fundit që ka realizuar.

Annella shpreson që zhanrin “Elektro Swing” do ta pranojë edhe publiku më gjerë ndonëse tashmë muzika e saj ka filluar të dëgjohet në disa vende në Evropë e SHBA.

Së shpejti ajo do të publikojë edhe albumin e parë, në të cilin do të përfshihen disa këngë të po këtij stili në të cilin tashmë këngëtarja e ka gjetur veten. Për këtë album ajo ka bashkëpunuar me disa producentë nga Danimarka e Los Angelos.

Ajo shpreson se në të ardhmen do të realizojë një koncert në Kosovë dhe pse jo të bashkëpunojë me këngëtarët shqiptarë.

Mbetet të shihet nëse emri i Annellës do të bëhet pjesë e listës së këngëtareve shqiptare, të cilat tashmë kanë prekur majat e suksesit në botë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...