Mustafa uron të birin për martesë

13 Nëntor 2016 - 11:13      

Kryeministri Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook, i ka uruar të birit Besnikut martesën me Editën.

Mustafa gjithashtu ka falënderuar edhe të pranishmit e mbrëmshëm në ceremoninë martesore të çiftit të ri Mustafa.

Ky është statusi i Mustafës:

Një ditë e bukur sot. Me diell. Si një urim për lidhjen martesore të Besnikut me Editën.

Mbrëmë dhe dje kaluam qaste të paharruara me miqtë, shokët, familjarët, të cilët e nderuan familjen time.

Ata që i njihja si shokë të shkollës, të lagjes e të punës, të Arbenit, Afërditës e Besnikut, mbrëmë i takova si familjarë; të rinj që kanë bërë emër në punën dhe profesionet e tyre, por që silleshin me dashurinë dhe afërsinë e kultivuar. U gëzova ashtu siç gëzohem për fëmijët e mi.

Faleminderit të gjithëve! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...