11 Nëntor 2016 - 22:30
Këngëtarja është dashur ta mbante mbrëmë një koncert në Shenzhen, Kinë, i cili ishte i sponsorizuar nga kompania për shitje online, gjiganti “Alibaba”, transmeton Koha.net.
“Fatkeqësisht, më duhet të anuloj pjesëmarrjen time në koncertin e Alibaba Double 11 për shkak të një emergjence familjare”, ka shkruar Perry një mesazh në rrjetin social kinez Weibo, transmeton Koha.net. “Më vjen shumë keq që po i zhgënjej fansat e mi dhe mezi pres që t’ju shoh përsëri në Kinë”.
“Alibaba dhe gjithë fansat e saj në Kinë, natyrisht, janë shumë të zhgënjyer”, ka thënë një përfaqësues i Alibabas në një deklaratë për revistën e njohur “Billboard”.
“Ne dëshirojmë t’i dërgojmë Katyt urimet tona më të mira për këtë kohë të vështirë, dhe shpresojmë se do ta shohim së shpejti në Kinë”.

Por, fatmirësisht, David Beckham ishte i pranishëm dhe i gatshëm për ta zëvendësuar atë.
Ai është shfaqur në këtë koncert së bashku me gruan e tij Victorian, por asnjëri prej tyre nuk e zëvendësoi Katy Perryn për të kënduar.
© KOHA


17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...