Big Mama, nuse e Kosovës? [video]

11 Nëntor 2016 - 23:30      

Është e veçantë në skenën muzikore shqiptare dhe e tillë ka qenë që nga fillimi i karrierës së saj.

Pa komplekse, e thjeshtë dhe e hapur me publikun, mbetet këngëtarja shqiptare Big Mama, raporton “Express” i KTV-së. Dhe kështu, ajo rrëmbeu zemrat e publikut, jo vetëm me zërin dhe muzikën që krijoi, por edhe me humorin me shije, i cili e karakterizon atë.

Tejet i angazhuar ishte viti 2016 për Bigin. Me show televiziv, mbrëmje muzikore e madje edhe në dasma ishte e angazhuar ajo. Rrjedhimisht krijimin e projekteve muzikore solo e kishte lënë anash.

Por së fundi këngëtarja gjeti kohë për të publikuar projektin e saj më të ri muzikor. “Miliona” mban titullin kënga, e cila sipas Big Mamës, është realizuar kohë më parë.

Ndërsa sa i përket videoklipit, ajo nuk tradhtoi bashkëpunëtorët e vjetër. Tha se edhe vizualizimi i këngës është bërë muaj më parë, por mendon se nuk ka qenë koha e përshtatshme për ta publikuar atëherë.

Një kohë shumë të madhe këtë vitin e fundit ia ka marrë realizimi i shout të saj televiziv, i cili ka filluar të transmetohet në fund të 2015-ës. Në këto edicionet e fundit atë e kemi vazhdimisht të pranishme në Kosovë, pasi po viziton dhe promovon qytete të ndryshme të vendit. Puna në televizion thotë t’i ketë munguar dhe pavarësisht lodhjes, po e bën të ndihet mirë.

Big Mama ka qenë shumë e angazhuar në dasma gjatë këtij sezoni veror, duke iu kënduar shumë çifteve që dashurinë po e kurorëzonin me martesë. Por, si ndihet Bigi kur sheh nusen e dhëndrin duke hyrë në derë.

E Big Mamën kur do të mund ta shohim me fustan të bardhë dhe për më tepër a dëshiron të bëhet nuse e Kosovës ajo?

Megjithatë, këngëtarja pohon se nuk do të donte që të ishte pjesë e shkrimeve për jetën e saj private. Thotë së është më tradicionale në këtë pjesë.

Kohët e fundit e kemi parë të shfaqet goxha seksi në foto sesione të ndryshme, e nganjëherë më e zhveshur edhe gjatë prezantimit të saj televiziv.

Pavarësisht ndryshimeve në dukje, me më pak apo më shumë kilogramë, ajo mbetet e dashur për publikun falë personalitetit dhe çiltërsisë që e karakterizon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...