12 Nëntor 2016 - 08:30
Pothuajse çdo ditë kemi prodhime muzikore nga ana e tyre, andaj duhet patjetër të kesh diçka të veçantë për t’u dalluar dhe për t’u mbajtur në mend.
Këtë gjë e ka shumë të qartë këngëtarja Arta Kabashi, andaj ajo i ka definuar gjërat qysh në fillim, raporton “Express” i KTV-së.
Meqë Arta i shkruan tekstet vet, ajo ka vendosur që të jetë sa më e sinqertë, pasi këtë e sheh një pikë të fort që publiku ta pranojë.
“Nuk duhet të kemi fasada,” thotë këngëtarja, teksa shton se ka padyshim edhe elemente të tjera me rëndësi.
Ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë, Arta e pranon se tekstet e këngëve kanë të bëjnë me jetën e saj.
“Sins” ishte kënga e parë e Artës, e realizuar me videoklip, përcjell Koha.net. Me bashkëpunëtorët e kësaj kënge ajo ka vazhduar punën edhe për këngën e saj të re me titull “Let’s play”.
Sa i përket klipit, këngëtarja tregoi se ai është realizuar nga një mik i saj fotograf dhe ka dashur që të jetë i veçantë dhe jo i komplikuar.
“Let’s play” jo pa qëllim është e realizuar e tëra në gjuhën angleze.
Megjithëse nuk përmend emra, pasi për momentin nuk e ka të drejtën, Kabashi bëri të ditur për emisionin “Express” se puna me producentë të huaj ka rezultuar me katër këngë të reja.
Për depërtimin në skenën ndërkombëtare të muzikës, Arta thotë se nuk ia lë fatit, por po punon shumë.
Tani do të ndalemi pak te raportet e Artës me motrën e saj, këngëtaren tjetër Ana Kabashi. Thotë se funksionojnë shumë mirë.
Mbase edhe mund të mos i njihni, por këto janë Arta dhe Ana para shumë vjetësh kur merrnin pjesë në një prej talent-shouve në Shqipëri.
Nga Ana dhe Arta në të ardhmen pritet një duet, por që për momentin nuk ka diçka konkrete. Motrave Kabashi, suksese.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...